DYLON

Ministri i FSK-së priti në vizitë ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi

Ministri i FSK-së priti në vizitë ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi
Avatar photo Redaksia

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha priti në vizitë zyrtare, në ambientet e MFSK-së, ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi,  Predrag Boshkoviç.

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi z. Boshkoviç u prit më nderime të larta nga Togu Ceremonial dhe Orkestra Frymore e FSK-së.

Ministri Berisha dhe ministri Boshkoviç së pari zhvilluan një takim kokë më kokë, për të vazhduar më pastaj me një takim të përbashkët të dy delegacioneve. Në delegacionin e FSK-së ishin të pranishëm z. Faruk Geci, drejtor i Politikave dhe Planeve në MFSK, Jashar Ramadani, shef i Kabinetit të Ministrit, majori Hisen Berisha, këshilltar ushtarak i ministrit dhe Elena Çitaku, këshilltare politike e ministrit, kurse pjesë e delegacionit të Mali i Zi ishte ambasadori Ferhat Dinosha, Ivica Ivanoviç, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Politikave të Mbrojtjes, Bojana Martinović, shef i Kabinetit të ministrit Boshkoviç dhe koloneli Zoran Boshkoviç këshilltar i ministrit për çështje ushtarake.
Ministri Berisha pasi i dëshirojë mirëseardhje ministrit Boshkoviç, e njohu atë edhe me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, ngritjen profesionale dhe procesin e tranzicionit të FSK-së.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, të dy ministrat biseduan edhe për bashkëpunimin e deritashëm, marrëdhëniet e mira dypalëshe, vazhdimin e bashkëpunimi në të ardhmen si dhe për mbështetjen reciproke të bazuar në memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive.

Ministri Berisha njëherësh e falënderojë ministrin Boshkoviç për bashkëpunimin e mirë dhe konkret të Ministrisë që ai drejton, gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera, shkëmbimet në fushën e trajnimeve dhe shkollimeve, si dhe për pjesëmarrjen në ushtrime të përbashkëta fushore. Gjithashtu ministri Berisha e njoftojë homologun malazias edhe për mundësinë e studimit të kadetëve të Malit të Zi në Qendrën e Studimeve Universitare që nga viti i ardhshëm.

Ministri Berisha, po ashtu konfirmoi marrëdhëniet e mira me vendet e rajonit, bashkëpunimin e mirë me vendet anëtare të NATO-s dhe vendet që aspirojnë për t’u anëtarësuar në NATO. Në kontekst të kësaj, ministri Berisha kërkoi nga ministri Boshkoviç, mbështetjen për anëtarësimin e MFSK/FSK-së me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut–A5.

Ndërsa, ministri Boshkoviç tha se Ministria e Mbrojtjes të Malit të Zi është e gatshme për zgjerimin dhe avancimin e bashkëpunimit me Ministrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës dhe Forcën e Sigurisë të Kosovës.

Në prononcimet e tyre për gazetarë, ministri Berisha dhe ministri Boshkoviç konfirmuan edhe një herë gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen reciproke ndërmjet dy ministrive.
Ministri Berisha u shpreh: “E kam informuar ministrin Boshkoviç për të arriturat e FSK-së, progresin e saj dhe situatën e krijuar gjatë procesit të tranzicionit të FSK-së. Mali i Zi gjithmonë ka qenë dhe është partnerë i fuqishëm i Kosovës dhe jemi të sigurt se rrugën e kemi përpara. Me ministrin Boshkoviç diskutuam edhe për Paktin e Atlantikut ku organizator do të jetë Mali i Zi dhe ne si ministri do të jemi pjesëmarrës në këtë konferencë”.

Kurse, ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkovic, në konferencën për media pos tjerash tha: “Mali i Zi është një mbështetës i madh i politikës së dyerve të hapura, integrimit në NATO, por gjithashtu mbështesim edhe të tjerët, i pranojmë dhe i respektojmë të gjitha mendimet ndryshe që ekzistojnë në rajon”,- u shpreh në fund ministri Boshkovic.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.