DYLON

Ministri i FSK-së priti në takim zëvendës-ndihmës sekretaren e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA

Ministri i FSK-së priti në takim zëvendës-ndihmës sekretaren e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA
Avatar photo Redaksia

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha e ka pritur sot në takim zyrtar ndihmës-sekretaren Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, znj. Laura Kuper (Laura Cooper), me bashkëpunëtorë.

Në takim ministri Berisha ka falënderuar zonjën Kuper dhe SHBA-të për ndihmën e madhe që kanë dhënë për Kosovën dhe veçanërisht për FSK-në.

Ai ka vlerësuar lartë shkallën dhe dinamikën e bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe SHBA-ve, veçanërisht bashkëpunimin me Gardën Kombëtare të Ajovës.

EkoHigjiena

Me këtë rast, ministri Berisha e ka falënderuar zonjën Kooper për donacionet, trajnimet, shkollimet dhe ushtrimet e përbashkëta të realizuara deri më tani, e që përbëjnë esencën e këtij bashkëpunimi të cilin duhet thelluar edhe më tej.

Po ashtu ministri Berisha e ka njoftuar zyrtaren e lartë nga SHBA-të, me aktivitetet aktuale, planet e zhvillimit, sfidat si dhe procesin e zhvillimit dhe aktiviteteve konkrete për transformim e FSK-së në FAK.

Ndërsa nga ana e saj zonja Laura Kuper u shpreh se ndihet e kënaqur kur dëgjon edhe vet për arritjet dhe sukseset e FSK-së e posaçërisht kur je kontribuuese e këtyre sukseseve.

Ne e duam Kosovën të lirë, të pavarur dhe me prosperitet. Më vjen mirë që kemi vizion të ngjashëm me ju për të ardhmen e Kosovës, po ashtu është edhe detyra e jona të ndihmojmë në realizimin e këtyre objektivave. Me rëndësi që të merret angazhimi i të gjithë faktorëve të rëndësishëm për këto ndryshime, e në këtë rast edhe i komunitetit jo shumicë.

Në vazhdim të takimit punues, është vlerësuar bashkëpunimi i deritashëm, ku është propozuar që të përqendrohet në bashkëpunim konkretë, me fokusim në fusha dhe pika ku SHBA-të do të japin kontributin e vet në ngritjen dhe profesionalizimin e FSK-së.

Ky bashkëpunim kërkon nga dy palët që ta bazojnë mbi rangimin e objektivave sipas prioriteteve.

Në takimin e përbashkët të dy delegacioneve merrnin pjesë edhe zëvendësministrat Brahim Mehmetaj dhe Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendës komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, gjenerali Zymer Halimi, z. Faruk Geci, si dhe stafi i lartë i FSK-së.

Ndërsa, zëvendës-ndihmës Sekretaren e Departamentit të Mbrojtjes, zonjën Kuper (Cooper) e shoqëronin: kolonelët Kevin Hill dhe Jeffrey Fischer, nënkoloneli Walter Richter, majorët: Jerimiah Wildermuth, Juan Murillo, Brian Devlin dhe Josh Rubin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.