DYLON

Ministri i FSK-së priti ambasadorin e Italisë

Avatar photo Redaksia

Ministri i FSK-së, Haki Demolli priti sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese të cilin e falënderoi për ndihmën që Qeveria e Italisë po jep për Kosovën dhe FSK-në. Ai njëherësh e njoftoi ambasadorin edhe me zhvillimet e përgjithshme në MFSK dhe FSK, me theks të veçantë me zhvillimet lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës. Gjithashtu, ministri Demolli çmoi lartë kontributin e pjesëtarëve italianë që janë pjesë e KFOR-it dhe NLAT-it, në mbështetje të drejtpërdrejtë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri Demolli dhe ambasadori Italian Andreas Ferrarese biseduan edhe për bashkëpunimin e mëtejmë të dyanshëm, si nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit dhe për mundësinë e trajnimit të pjesëtarëve të FSK-së në “Kampin Villagio Italia”në Pejë.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, ambasadori italian Andreas Ferrarese shprehi kënaqësinë për pritjen që iu bë nga ministri Demolli, dhe për bashkëpunimin e deritashëm në mes dy shteteve, posaçërisht në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Italisë. Ambasadori Ferrarese në fund u shpreh se ky bashkëpunim do vazhdojë edhe në të ardhmen në mes dy shteteve mike dhe në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Italisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.