DYLON

Ministri i FSK-së Haki Demolli u takua me Ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Damir Krstiqeviq

Ministri i FSK-së Haki Demolli u takua me Ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Damir Krstiqeviq
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli u takua sot në Split me Ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, zotëri Damir Krstiqeviq.

Ministri Demolli fillimisht falënderoi Ministrin Damir Krstiqeviq për ftesën si dhe për gjithë angazhimin e tij personal dhe të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë në drejtim të avancimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, ministri Demolli, tha gjithashtu; “se roli i Kroacisë si vend anëtar i NATO-s, përkatësisht roli i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura Kroate, është jashtëzakonisht i rëndësishëm krahas edhe partnerëve tjerë strategjik, për ngritjen, avancimin si dhe anëtarësimin e Republikës së Kosovës në iniciativa dhe organizma rajonal dhe më gjerë të sigurisë.

Gjithashtu, ministri Demolli, u shpreh se Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës si dy institucione për të cilat Republika e Kosovës është duke u angazhuar që t’i avancojë në mandat dhe detyra, dhe duke qenë se për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura përveç vullnetit të brendshëm nevojitet edhe transparencë për procesin si dhe mbështetje nga partnerët strategjik të Republikës së Kosovës dhe vendeve siç është Kroacia e cila ka mbështet FSK-në, që nga ngritja e saj dhe vazhdon të jetë një prej vendeve që ofron shumë përkrahje.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes të Kroacisë, zotëri Damir Krstiqeviq falënderoi ministrin Demolli, për vizitën si dhe shprehu gatishmërinë që marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy institucioneve dhe dyja shteteve do t’i avancojnë më tutje edhe me një përkushtim edhe më të madh edhe në të ardhmen.

Gjatë vizitë në Kroaci, ministri i FSK-së, z.Haki Demolli takoi edhe dy nënoficerët e FSK-së, të cilët gjenden për shkollim atje: rreshter major i komandës  Xhevdet Mataj dhe  rreshter major Rexhep Bytyqi.

Ministri Demolli i shoqëruar edhe nga këshilltari i tij ushtarak, kolonel Fadil Hadergjonaj po qëndron në Kroaci, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, zotëri Damir Krstiqeviq, dhe ka marrë pjesë në panairin e 4-të të Mbrojtjes dhe Hapësirës Ajrore të Detit Adriatik (ASDA 2017), i cili u mbajt në Split.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.