DYLON

Ministri i FSK-së Haki Demolli priti ambasadorin e Zvicrës në NATO

Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK) Haki Demolli priti në një takim zyrtar ambasadorin e Zvicrës në NATO, në Bruksel, Christian Meuwly i clili së bashku me ambasadoren e Zvicrrës në Kosovë zonjën Krystyna Marty Lang, kryesonin delegacionin nga Zvicrra.

Ministri Demolli, në takim ka falënderuar ambasadorin e Zvicrës në NATO, zotin Meuwly për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë Qeveria e Zvicrës për Kosovën dhe në kuadër të saj edhe për FSK-në, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kanë dy shtetet në të gjitha fushat.

EkoHigjiena

Ministri Demolli me këtë rast, e ka njoftuar ambasadorin Meuwly me të arriturat e përgjithshme të FSK-së; zhvillimet aktuale, për procesin e transformimit të FSK-së, ku ka qenë i angazhuar DIRI (Iniciative e rishikimit të Institucioneve të Mbrojtjes) nga SHBA, pastaj Ekipet Këshilluese të NATO-s (EKN) në MFSK, Ekipet Këshilluese Ndërlidhëse të NATO-s (ENKN) në FSK dhe partnerë të tjerë ndërkombëtar.

Gjithashtu Ministri Demolli bisedoi edhe për letrën që kryeministri i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa, i ka dërguar NATO-s, për mbështetjen e saj, për transformimin e FSK-së dhe të avancimin e mëtutjeshëm të partneritetit të Kosovës me NATO-n.

Në Fjalën e tij ministri Demolli siguroi musafirët nga Zvicrra se Forcat e armatosura të Kosovës (FAK) nuk do të përbëjë kërcnim për fqinjët. Ajo do të jetë Forcë që synon anëtarësimin në NATO, Forcë që një ditë do të jetë pjesë e misioneve paqësore kudo që e kërkon nevoja.

Ndërsa, ambasadori i Zvicrës në Selinë e NATO-s, në Bruksel, z. Meuwly shprehi kënaqësinë e tij, për pritjen në Ministrinë e FSK-së, si dhe premtoi për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Ai tha se Zvicrra ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë të përkrah Kosovën në integrimet Euro-Atlantike.

Në takim morën pjesë edhe shefi i kabinetit të ministrit Latif Leka dhe drejtori i Ekipi Këshillues të NATO-s në MFSK zoti Dominic Braithawaite.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.