DYLON

Ministri i FSK-së Haki Demolli priti ambasadorin e SHBA-së, Greg Delaw

Avatar photo Redaksia

Ministri i FSK-së, z. Haki Demolli së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), z. Greg Delawie.

Fillimisht, ministri Demolli falënderoi ambasadorin Dellawie për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë ndër vite dhe po vazhdojnë të japin për ngritjen profesionale të FSK-së, siç është bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Ajovës.

EkoHigjiena

Një falënderim të veçantë ministri Demolli i shprehu ambasadorit Delawie, lidhur me kërkesën e Kongresit Amerikan që të fillojnë përgatitjet që Kosova të hyjë në Programin e Partneritetit për Paqe (PfP), në kuadër të NATO-s.

Gjatë takimit ministri Demolli dhe ambasadori Delawie biseduan edhe për zhvillimet e përgjithshme në Ministri, me theks të veçantë për zhvillimet rreth procesit të transformimit të FSK-së.

Me këtë rast, ambasadori i SHBA-së, z. Delawie tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta përkrahin procesin e transformimit të FSK-së.

Gjithashtu, ambasadori Greg Delawie shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të deritashëm në mes dy shteteve, si dhe bashkëpunimin e FSK-së me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ai premtoi vazhdimin e bashkëpunimit dhe ndihmën e pakursyer edhe në të ardhmen për ta ndihmuar Forcën e Sigurisë së Kosovës drejt profesionalizimit të saj.

Në takim morën pjesë edhe shefi i kabinetit të ministrit z. Latif Leka, atasheu i Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-ve, në Kosovë, koloneli Anthony Butts dhe Michael Polyak.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.