DYLON

Ministri i FSK-së Haki Demolli homazhe në Memorialin e Reçakut

Avatar photo Redaksia

Në 17-vjetorin e Masakrës së Reçakut, të kryer nga forcat ushtarake okupuese serbe ndaj civilëve shqiptarë, sot për vizitë ishte një delegacion i Ministrisë së FSK-së dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i kryesuar nga Ministri Haki Demolli e ku merrnin pjesë; zëvendësministrat: Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së, z. Shkëlzen Sylaj, gjeneralët: Bashkim Jashari, Nazmi Brahimaj, Gëzim Hazrolli, zyrtarë dhe oficerë tjerë të lartë të FSK-së.

Me këtë rast, ministri Demolli dhe gjeneral Rama në Memorialin e Reçakut në shenjë nderimi vendosën lule të freskëta për ta. Ministri Demolli më pastaj, vizitoi edhe varrezat e martirëve, ku takoi familjarët e të rënëve të Reçakut, për t’u shprehur ngushëllimet dhe njëkohësisht krenarinë për ta. Gjaku i martirëve të Reçakut së bashku me gjakun e gjithë dëshmorëve të rënë u bë themel i Lirisë dhe Shtetit të Pavarur të Kosovës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.