DYLON

Ministri i Forcës së Sigurisë priti ambasadorin e Malit të Zi

Ministri i Forcës së Sigurisë priti ambasadorin e Malit të Zi
Avatar photo Redaksia

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti sot në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Malit të Zi, në Prishtinë, z. Ferhat Dinosha me bashkëpunëtorë.

Ministri Berisha dhe ambasadori i Malit të Zi, z. Dinosha biseduan për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në mes dy shteteve si dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e tij edhe në fusha tjera që janë me interes për dy vendet.

Ministri Berisha e njoftoi ambasadorin Dinosha edhe me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, sukseset gjatë trajnimeve dhe operacioneve të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, përfshirë integrimin e pjesëtarëve të komuniteteve në FSK. Rëndësi të veçantë ministri i kushtoi bashkëpunimit ndërkombëtar me NATO-n, KFOR-in, NALT-in, Gardën Kombëtare të Ajovës së SHBA-ve si dhe bashkëpunimin me ministritë e mbrojtjes të vendeve fqinje.

EkoHigjiena

Ambasadori i Malit të Zi, z. Dinosha falënderoi ministrin Berisha për pritjen si dhe e përgëzoi për zhvillimet dhe arritjet e përgjithshme të FSK-së. Ambasadori me këtë rast shprehu qëndrimin zyrtar të qeverisë së Malit të Zi për mbështetjen e Republikës së Kosovës në të gjitha fushat, e kryesisht në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.