Ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe kryetari i Gjilanit vizituan çerdhen e re “Qarku 1”, në Lagjen 8 të Gjilanit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Hajrulla Çeku, vizituan çerdhen e re “Qarku 1”, në Lagjen 8 të Gjilanit.
Kryetari Hyseni ka thënë se çerdhja do të hapet së shpejti dhe do t’u ofrojë fëmijëve të lagjes një hapësirë të sigurt dhe të përshtatshme për zhvillim e edukim.
“Puna për krijimin e më shumë hapësirave për fëmijët tanë po merr formë edhe në lagjet “Arbëria” dhe “Fidanishte”, ku po ndërtohen çerdhe të reja, duke zgjeruar mundësitë për kujdes dhe edukim më të mirë për fëmijët e Gjilanit”, ka thënë Hyseni.
Ai shtoi se po vazhdojnë me projekte konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe krijojnë mundësi më të mira për familjet tona. /2LONLINE/
