DYLON

Ministri Hyseni kërkon përkrahje për INTERPOL

Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni po qëndron për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai në Nju Jork do të zhvillojë një varg takimesh të ndara me përfaqësues të përhershëm të disa shteteve në OKB-së. Në fokus të bisedave dhe takimeve që tashmë kanë filluar është kontraktualiteti dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në mekanizma, institucione dhe organizata ndërkombëtare të bashkëpunimit në fushën e rendit dhe ligjit, përkatësisht bashkëpunimit policor.

Kësaj radhe ministri Hyseni kryesisht është përqendruar në sigurimin e përkrahjes për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Për këtë qëllim, ai sot ka takuar dhe ka biseduar në takime të veçanta me Përfaqësuesen e Përhershme të Belgjikës në OKB, ambasadoren Bendiktë Frankinet dhe me ambasadorin e Francës Alexis Lamek.

EkoHigjiena

Edhe Belgjika dhe Franca janë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të INTERPOL-it, organ i cili pritet të shqyrtojë aplikacionin e Kosovës për anëtarësim së shpejti. Franca aktualisht e mban presidencën e Komitetit Ekzekutiv. Ministri Hyseni e falënderoi në veçanti ambasadorin francez për përkrahjen e fuqishme që i dha anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Në të gjitha këto takime, ministri Hyseni ka elaboruar në hollësi pse Kosova do të duhej të bëhej anëtare e kësaj organizate, duke theksuar se nga ky anëtarësim përfiton edhe Kosova edhe INTERPOL-i.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.