DYLON

Ministri Hoti vizitoi Zyrën rajonale të ATK-së në Ferizaj

ATK
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave Avdullah Hoti vizitoi sot Zyrën rajonale të Administratës Tatimore të Kosovës në Ferizajt, ku u prit nga Menaxheri i Zyrës rajonale të ATK-së në Ferizaj Avdi Jakupi.

Gjatë takimit u diskutua për reformat në Administratën Tatimore të Kosovës, zhvillimin e të hyrave tatimore në këtë Komunë, ofrimin e shërbimeve më të mira për tatimpaguesit, si dhe për luftimin e ekonomisë joformale.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe për Pakon fiskale 2.0, si dhe për përgatitjet e Administratës Tatimore të Kosovës për edukimin dhe informimin e tatimpagueseve sa i përket implementimit të kësaj pako në të ardhmen.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.