DYLON

Ministri Hoti sqaron se cilat borxhe u falen qytetarëve

Avatar photo Redaksia

Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për formimin e një komisioni, i cili do të shqyrtojë mundësinë për faljen e të gjitha borxheve që bizneset dhe qytetarët e Kosovës kanë ndaj institucioneve dhe ndaj ndërmarrjeve publike deri më 31 dhjetor 2008.

Kështu shkruan Ministri i Financave, Avdullah Hoti.

EkoHigjiena

“Viti 2008 është viti i ndryshimeve të mëdha kapitale që kanë ndodhur në Kosovë, pra është shpallja e pavarësisë, është Kushtetuta që është aprovuar dhe ka nisur zbatimi i ligjeve të Kosovës. Konsiderojmë që është e nevojshme të kemi një fillim të ri, një shkëputje nga e kaluara dhe të merremi me të ardhmen. Komisioni do te bëjë vlerësimet për borxhet ndaj ATK-së, Doganës, tatimit në pronë, borxhet ndaj ndërmarrjeve publike në energji, ujë, mbeturina e ngrohje”, shkruan Hoti në Facebook.

Ai ka shtuar se në afat prej një muaji Komisioni do të dalë para Qeverisë me propozimin për nivelin e borxheve dhe procedurat për legalizimin e këtij vendimi në instancat e duhura të Republikës Kosovës.

http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=140452

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.