DYLON

Ministri Hoti priti në takim drejtorin e Konstituencës së BERZH-it për Kosovë Ove Jensen

BERZH-it
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim drejtorin e Konstituencës së BERZH-it për Danimark, Lituani, Irlandë dhe Kosovë, Ove Jensen si dhe shefen e Zyrës së BERZH-it në Kosovë Elena Petrovska, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit theks të veçantë ju kushtua zbatimit të projekteve për të cilat janë nënshkruar marrëveshjet ndërmjet BERZH-it dhe Institucioneve të Kosovës.

Ministri Hoti e njoftoi drejtorin e Konstituencës së BERZH-it Ove Jensen për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova si dhe e falënderoi për mbështetjen nga BERZH-i në financimin e projekteve kapitale të Qeverisë së Kosovës në sektorin e transportit, me theks të veçantë Projektin e hekurudhës, i cili do të ndikojë në zhvillimin e tregtisë dhe qarkullimit më të lirë të mallrave në rajon dhe më gjerë.

EkoHigjiena

Ndërsa, drejtori i Konstituencës së BERZH-it Ove Jensen shprehi gatishmërinë e tyre për të përkrahur Kosovën, sidomos në projektet të cilat janë prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës e që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në mirëqenien e qytetarëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.