DYLON

Ministri Hoti pritet në takim nga ministri i Financave të Malit të Zi

Ministri Hoti
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave Avdullah Hoti gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Mal të Zi, është pritur në takim nga ministri i Financave të Malit të Zi, Darko Radunovič si dhe zyrtarë tjerë të lartë të këtij shteti.

Ministri Hoti në takim me zyrtarët qeveritar të Malit të Zi ka paraqitur propozimin e Qeverisë së Kosovës për organizimin dhe mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive, ku me këtë rast do të nënshkruheshin shumë marrëveshje të fushën e ekonomisë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën e përgjithshme makrofinanciare, Inicimin e Marrëveshjes së Eliminimit të Tatimit të Dyfishtë, bashkëpunimin për përmirësimin e kushteve të të bërit biznes ndërmjet dy vendeve, përmirësimin e proceduarve fiskale dhe doganore, bashkëpunimin në fushën e shkëmbimit të informacionit në përputhje me kuadrin ligjor të secilit vend, përafrimin dhe harmonizimin e ngarkesave doganore për mallrat që paguajnë akcizë, sidomos duhanit dhe kafesë si dhe për unifikim të dokumentacionit për import – eksport.

EkoHigjiena

Ministri Avdullah Hoti falënderoi Ministrin Radunovič për pritjen dhe gatishmërinë e tij dhe të shtetit të Malit të Zi për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe për unifikimin e marrëveshjeve të cilat e shtojnë bashkpunimin dhe zhvillimin ekonomik në dy vendet. Me këtë rast Ministri Hoti e njoftoi homologun e tij për proceset buxhetore dhe financiare nëpër të cilat po kalon Kosova.

Ndërsa, ministri i Financave të Malit të Zi Darko Radunovič falënderoi Ministrin Hoti për vizitën dhe për përkushtimin e tij në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar ndërmjet dy Ministrive, si dhe shfaqi gatishmërinë e tij dhe të shtetit të tij për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën.

Gjatë vizitës së tij Ministri Hoti u takua edhe me Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu, si dhe me Ministrin për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Mehmed Zenka, ku diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.