DYLON

Ministri Hoti nënshkruan Rregulloren për Financimin e OJQ-ve

Ministri Hoti nënshkruan Rregulloren për Financimin e OJQ-ve
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave, në detyrë, Avdullah Hoti sot ka nënshkruar Rregulloren MF-NR. 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve.

Pas një punë gati dyvjeçare në draftimin e saj, sot është nënshkruar Rregullorja MF-NR. 04/2017 mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, nga ana e Ministrit të Financave Avdullah Hoti.

Kjo Rregullore përcakton kriteret, standardet dhe procedurat themelore për financimin publik të organizatave jo-qeveritare, me qëllim të vendosjes së një sistemi transparent dhe llogaridhënës për financimin me fonde publike të programeve dhe projekteve të OJQ-ve që janë të interesit publik në Republikën e Kosovës. Me hyrjen në fuqi të kësaj Rregulloreje, procedurat e financimit të OJQ-ve do të jenë unike dhe do të krijohen mekanizmat e duhur të raportimit, e cila do të rezultojë në përmirësimin e nivelit të llogaridhënies dhe transparencës gjatë harxhimit të parasë publike.

EkoHigjiena

Vlen të theksohet se kjo Rregullore është punuar nga një ekip, pjesë e të cilës kanë qenë edhe përfaqësues nga shoqëria civile, dhe gjatë procesit të hartimit janë konsultuar të gjitha palët e interesit, nëpërmjet mekanizmave të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunimin me Shoqërinë Civile, dhe nëpërmjet mekanizmave tjerë të konsultimit publik.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.