DYLON

Ministri Hasani priti në takim drejtorin e ri të BERZH-it, konfirmohet vazhdimi i mbështetjes për MTI-në

Ministri Hasani priti në takim drejtorin e ri të BERZH-it, konfirmohet vazhdimi i mbështetjes për MTI-në
Avatar photo Redaksia

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka pritur në takim njoftues drejtorin e ri të zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Neil Taylor dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në takim është biseduar për aktivitetet e BERZH-it në Kosovë dhe mundësitë e bashkëpunimit me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Taylor e falënderoi ministrin Hasani për pritjen dhe konfirmoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është njëri ndër partnerët kryesor të këtij institucioni në Kosovë.

EkoHigjiena

BERZH ka investuar në vitin e kaluar rreth 81 milionë euro në projekte të ndryshme në Kosovë, me fokus të veçantë në zhvillimin e sektorit privat.

BERZH ka konfirmuar se do të vazhdojë përkrahjen e aktiviteteve të MTI-së të specifikuara edhe në memorandumin e bashkëpunimit dhe njëri ndër projektet kryesore është zgjerimi i Parkut Industrial në Drenas.

Ministri Hasani mirëpriti gatishmërinë për përkrahje dhe vazhdimin e realizimit të projekteve.

Po ashtu, BERZH ka ofruar përkrahje për asistencën teknike për funksionimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, si një platformë e rëndësishme e dialogut publiko privat në mes të qeverisë dhe përfaqësuesve të organizatave të sektorit privat.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.