DYLON

Ministri Hasani: Një lajm i madh për qytetarët e Vitisë

Ministri Hasani: Një lajm i madh për qytetarët e Vitisë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka shkruar në profilin e tij se me insistimin e tij është plotësuar kërkesa e qytetarëve të Vitisë që të kenë qasje në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Ja postimi i tij i plotë

Një lajm i madh për qytetarët e Vitisë

EkoHigjiena

Kërkesa e qytetarëve të Vitisë për qasje të kësaj komune në autostradën “Arbën Xhaferi” , sot u plotësua.
Qytetarë të Vitisë, më lejoni të ju informoj se në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit “Rruga 6” (Autostrada Prishtinë – Han i Elezit) me insistimin tim është future në rend të ditës dhe më pas është marrë vendim që edhe Vitisë t’i mundësohet qasja në këtë autostradë.
Kërkesën tuaj e kam prezantuar edhe më mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 21 maj.

Urime Viti!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.