DYLON

Ministri Hasani i bën thirrje Lutfi Hazirit t’i krijojë kushtet për Zonën Ekonomike të Gjilanit

Ministri Hasani i bën thirrje Lutfi Hazirit t’i krijojë kushtet për Zonën Ekonomike të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Gjilanit që t’i krijojë kushtet për themelimin e Zonës Ekonomike në Gjilan.

Ai ka thënë se është shumë i interesuar edhe për një Zonë Ekonomike në këtë qytet por komuna e Gjilanit po e neglizhon këtë çështje. Këtë deklaratë ministri Hasani e ka bërë në një intervistë për RTK-në, transmeton gazetamonitor.

Ai ka thënë se ka shumë biznese të mira dhe që janë të interesuara për këtë zonë edhe në Gjilan.

EkoHigjiena

“Neglizhenca e kryetarit Haziri nuk po na e jep mundësinë që të investojmë në Zonën Ekonomike të Gjilanit. Në rast se komuna nuk bën përpjekje që ta shpallim zonën ekonomike, Gjilani i humb 5 milion euro. Kërkoj nga kryetari Haziri që të na krijojë kushtet sepse po humb Gjilani”, është shprehur ministri Hasani.

Ai ka paralajmëruar edhe Zonën Ekonomike të Malishevës.

 

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.