DYLON

Ministri Hamza vlerëson lartë ndihmën dhe kontributin e Suedisë për Kosovën

Ministri Hamza vlerëson lartë ndihmën dhe kontributin e Suedisë për Kosovën
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur sot në takim njoftues ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, ku diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e financave dhe ekonomisë.

Ministri Hamza duke uruar Ambasadoren Ahliny për detyrën e falënderoi atë për ndihmën dhe kontributin që shteti suedez ka dhënë dhe vazhdon të jap për institucionet e Kosovës, në implementimin e projekteve, përmes të cilave shteti suedez i ndihmon Kosovës në zhvillimin e saj, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e regjistrimit të pronave të paluajtshme.

Ndërsa, ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë Karin Hernmarck Ahliny, falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e saj dhe të shtetit suedez për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe politik ndërmjet dy shteteve.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.