DYLON

Ministri Hamza: Ministria e Financave e përkushtuar për mbështetjen e prodhimit vendor

Ministri Hamza: Ministria e Financave e përkushtuar për mbështetjen e prodhimit vendor
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, ku diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të vendit dhe komunitetit të biznesit.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua për masat e reja të politikave fiskale dhe u vlerësua se këto masa do të ndihmojnë zhvillimin e sektorit privat, përkatësisht prodhuesve brenda vendit tonë dhe të gjithë atyre që vijnë për të investuar në vendin tonë.

Ministri Bedri Hamza e njoftoi kryetarin e OEK-ut Safet Gërxhliu për masat tjera fiskale që pritet të hyjnë në fuqi së shpejti, si dhe për planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbështetjen dhe përkrahjen e sektorit privat, si bartës kryesor i rritjes ekonomike dhe të krijimit të vendeve të qëndrueshme të punës.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Ministri Hamza e njoftoi Kryetarin e OEK-ut se Ministria e Financave do të jetë e përkushtuar në hartimin e politikave të atilla tatimore që kanë për fokus mbështetjen e prodhimit vendor, ku komuniteti i biznesit do të jetë bashkëvendimarrës në politikat fiskale dhe gjatë këtij mandati Qeveria do të jetë në shërbim të prodhuesve për krijimin e një tregu atraktiv për investime.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, e vlerësoj lartë përkushtimin dhe gatishmërinë e ministrit Bedri Hamza për të bashkëpunuar me komunitetin e biznesit, si dhe për planet e ardhshme të Qeverisë për përmirësimin e kushteve të të bërit biznes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.