DYLON

Ministri Hamza merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

Ministri Hamza merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave Bedri Hamza, i shoqëruar edhe nga u.d. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, gjenden për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore.

Gjatë kësaj vizite Ministri Bedri Hamza pritet të marr pjesë në seancat plenarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, dhe gjithashtu pritet të ketë takime edhe me zyrtarë të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, zyrtarë të lartë të Bankës Botërore, zyrtarë të Departamentit të Thesarit Amerikan, me përfaqësues të lartë të vendeve anëtare të FMN-së dhe BB-së, si dhe me përfaqësues të institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare.

Takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore do të mbahen nga data 10 tetor deri 16 tetor 2017 në Uashington D.C.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.