DYLON

Ministri Hamza: Gjermania partner strategjik i Kosovës

Ministri Hamza: Gjermania partner strategjik i Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, ku diskutuan për progresin të cilin e ka arritur Kosova gjatë këtyre muajve në fushën e financave.

Ministri Bedri Hamza, falënderoi ambasadorin gjerman Christian Heldt dhe shtetin Gjerman, si partner strategjik i Kosovës, për ndihmën që vazhdon të jep për Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj.

Me këtë rast e njoftoi atë për progresin dhe të arriturat në Ministrinë e Financave, për trendin pozitiv të të hyrave gjatë këtij gjashtë mujori, për nivelin e shpenzimeve buxhetore, si dhe për stabilitetin makro fiskal në përgjithësi.

EkoHigjiena

Ministri Hamza gjithashtu njoftoi ambasadorin Heldt, për reformat në legjislacionin tatimor dhe planet e Ministrisë së Financave për reformat në politikat fiskale, në të mirë të të bërit biznes në Kosovë.

Ndërsa, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, shprehi gatishmërinë e shtetit Gjerman për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ofrimin e ndihmës për Kosovën në realizimin e planeve strategjike në fushën e financave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.