DYLON

Ministri Hamza garanton mbështetjen financiare të Kompleksit Memorial të familjes Jashari

Ministri Hamza garanton mbështetjen financiare të Kompleksit Memorial të familjes Jashari
Avatar photo Redaksia

Me kërkesë të ministrit të Financave Bedri Hamza ai ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës Idriz Blakaj, ku biseduan për gjendjen e Kompleseve Memoriale në Kosovë, me theks të veçantë Kompleksin memorial të familjes Jashari.

Ministri Hamza e njoftoi drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës Idriz Blakaj për gjendjen financiare dhe e garantoi atë se sa i përket anës financiare për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e Kompleksit Memorial të familjes Jashari nuk do të mungojë asnjëherë.

Ai gjithashtu tha se aktualisht janë në gjendje një milionë euro të cilat janë në shfrytëzim, dhe se për mjetet shtesë, të cilat duhen për realizimin e projektit për kompleksin Adem Jashari do të ndahen sipas kërkesës dhe nevojave që do të ketë kjo Agjenci.

EkoHigjiena

Ndërsa, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës Idriz Blakaj falënderoi Ministrin Hamza për gatishmërinë e tij për të mbuluar financiarisht shpenzimet sa i përket memorialeve në përgjithësi në Kosovë, në veçanti Memorialin e familjes Jashari.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.