DYLON

Ministri Hamza: Austria partner strategjik i Kosovës

Ministri Hamza: Austria partner strategjik i Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Prishtinë Gernot Pfandler dhe udhëheqësen e Odës Ekonomike Austriake në Kosovë Vjosa Huruglica, ku kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në Ministrinë e Financave, si dhe në përgjithësi për fushën e financave në Kosovë.

Me këtë rast, Ministri Hamza e njoftoi ambasadorin Gernot Pfandler për masat që ka marr Qeveria e Kosovës për ndryshimin e ligjeve të cilat mundësojnë dhe ndikojnë në krijimin e kushteve më të mira në të bërit biznes, me theks të veçantë për sektorin e prodhimtarisë, si dhe e njoftoi atë për të arriturat dhe aktivitete të tjera që janë zhvilluar gjatë këtij viti në Ministrinë e Financave.

Ministri Bedri Hamza gjithashtu e falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen e shtetit të Austrisë ndaj Kosovës, dhe shprehi gatishmërinë e tij si Ministër i Financave për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndër institucional.

EkoHigjiena

Ndërsa, ambasadori austriak Gernot Pfandler e falënderoi Ministrin për bashkëpunimin dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit Austriak për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës në rritjen e bashkëpunimit në aspektin ekonomik dhe politik.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.