DYLON

Ministri Gashi u prit në takim nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë

Ministri Gashi u prit në takim nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj po vazhdojnë të qëndrojnë në Austri, ku patën një takim bilateral me zëvendësministren e Punëve të Brendshme të Austrisë, znj. Karoline Edtstadler.

Gjatë këtij takimi u bisedua lidhur me liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës, anëtarësimin e Policisë së Kosovës në INTERPOL dhe për migrimin.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se Kosova përballet me sfida të brendshme dhe rajonale në fushën e krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës, prandaj theksoi se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL ndihmon vendin në luftë kundër këtyre fenomeneve negative.

EkoHigjiena

Ndërsa zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë, znj. Edtstadler tha se shpreson se partneriteti i Kosovës me Austrinë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në fusha dhe projekte të ndryshme, që ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë.

Sa i përket liberalizimit të vizave, ministri Gashi u shpreh falënderues për ndihmën që ka dhënë shteti austriak, si dhe potencoi përkushtimin e Kosovës në menaxhimin e këtij procesi, fillimin e fushatave vetëdijesuese për qytetarët e Kosovës, në lidhje me  kriteret që duhet respektuar pas liberalizmit të vizave.

Ministri Gashi ritheksoi punën e mirë që ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme në procesin e Ri integrimit të personave që janë kthyer në Kosovë nga vendet ku kishin migruar.

Gjatë qëndrimit zyrtar në Austri, ministri Bejtush Gashi gjithashtu është takuar edhe me zëvendësministrin e Republikës se Çekisë, z. Jiri Novacek, ku biseduan për sfidat që përballen të dyja vendet në fushën e sigurisë, si dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në të ardhmen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.