DYLON

Ministri Gashi takoi shefen e Misionit të EULEX-it

Ministri Gashi takoi shefen e Misionit të EULEX-it
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti sot në takim njoftues shefen e misionit të EULEX-it në Kosovë,  Alexandra Papadopoulou.

Në këtë takim, ministri Gashi vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy policive, asaj të Kosovës dhe EULEX-it, si dhe koordinimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në aksione policore.

EkoHigjiena

Ministri Gashi kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej, në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit etj.

Ndërsa shefja e Misionit të EULEX-it, znj. Alexandra Papadopoulou, vlerësoi gatishmërinë e ministrit Gashi për bashkëpunim dhe theksoi që do të vazhdojë të përkrahë edhe në të ardhmen institucionet e Republikës së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.