DYLON

Ministri Gashi priti në takim zëvendëspërfaqësuesen e UNDP-së në Kosovë

Ministri Gashi priti në takim zëvendëspërfaqësuesen e UNDP-së në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim zëvendëspërfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, znj. Alessandra Roccasalvo.

Në këtë takim njoftues u diskutua për bashkëpunimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme me UNDP-në në Kosovës, ku ministri u njoftua për projektet e përbashkëta, si dhe për mundësitë dhe vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy institucioneve.

Me këtë rast ministri Gashi, falënderoi znj. Roccasalvo për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë UNDP për MPB-në dhe kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen në projekte të përbashkëta.

EkoHigjiena

Ndërsa znj. Alessandra Roccasalvo e njoftoi ministrin për të arriturat dhe planet e projektit të Kosovës për Siguri ( KSSP) të UNDP-së, i cili tashmë që 10 vite mbështet Ministrinë e Punëve të Brendshme në shumë fusha, si dhe u shpreh e gatshme për të mbështetur në projekte tjera MPB-në.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.