DYLON

Ministri Gashi priti në takim përfaqësuesit e policisë nga Panamaja dhe Kosta Rika

Ministri Gashi priti në takim përfaqësuesit e policisë nga Panamaja dhe Kosta Rika
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi priti në takim, Reinaldo Gonzaloz Cubero, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Policisë nga Kosta Rika, Nestor Alfredo Valdes Ramos, Inspektor i përgjithshëm i Policisë në Panama dhe Komisarin e Policisë nga Panama, Rene Eliecer Herrera Sanchez.

Në këtë takim ministri Gashi i njoftoi për sistem e organizmit të sigurisë në Kosovë dhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Me ketë rast ministri Gashi i njoftoi për mekanizmat shtetëror të Republikës së Kosovës të cilat merren me sundimin e rendit dhe të ligjit. Po ashtu i njoftoi me prioritetet dhe sfidat sa i përket luftimit të krimit të organizuar.

EkoHigjiena

Në këtë takim u vlerësua si shumë i nevojshëm bashkëpunimi në luftimin e krimit trans-atlantik, dhe për këtë është i nevojshëm shkëmbimi informacionit në luftimin e të gjitha llojeve të krimit, në veçanti në luftën kundër migrimit të paligjshëm.

Bashkëbiseduesit theksuan nevojën e bashkëpunimit policor për ngritjen e kapaciteteve dhe shkëmbimin e përvojave mes vendeve. Po ashtu pritet që mes Republikës së Kosovës, Panamasë dhe Kosta Rikës të nënshkruhen marrëveshje bilaterale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.