DYLON

Ministri Gashi priti në takim nënkryetarin e Sindikatës së PK-së

Ministri Gashi priti në takim nënkryetarin e Sindikatës së PK-së
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme,  Bejtush Gashi, ka pritur në takim, Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Në këtë takim, ministri Gashi dhe Tasholli biseduan lidhur me kushtet e punës dhe mirëqenien e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u bisedua edhe për sigurimet shëndetësore dhe njohjen e përvojës së punës së policëve gjatë viteve të nëntëdhjeta.

EkoHigjiena

Ministri Gashi u zotua se Ministria e Punëve të Brendshme do të japë mbështetjen e saj në realizimin e kërkesave të parashtruara nga Sindikata PK-së, gjë që do të ndihmonte avancimin e mëtejmë të Policisë së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.