DYLON

Ministri Gashi priti në takim Ministrin nga Mbretëria e Bashkuar Lord Tariq Ahmad

Ministri Gashi priti në takim Ministrin nga Mbretëria e Bashkuar Lord Tariq Ahmad
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim, lordin Tariq Ahmad, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Me këtë rast ministri Gashi i njoftoi për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sa i përket sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë dhe për përpjekjet që po bëhen në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit etj.

Të dy bashkëbiseduesit theks të veçantë i vunë sfidës së luftimit të ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm. Në takim u diskutuan përpjekjet që ka bërë Republika e Kosovës në menaxhimin e terrorizmit, sidomos me programet për de-radikalizmin e personave të kthyer nga zonat e luftës.

EkoHigjiena

Ministri Gashi falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë në konsolidimin e Republikës së Kosovës, sidomos ndihmën në avancimin e institucione të sigurisë në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.