DYLON

Ministri Gashi priti në takim ambasadorin gjerman në Kosovë

Ministri Gashi priti në takim ambasadorin gjerman në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Me këtë rast ministri Gashi falënderoi ambasadorin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti gjerman në konsolidimin e shtetit të Kosovës, në të gjitha fazat e shtet ndërtimit.

Gjatë këtij takimi në veçanti u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave. Me këtë rast ministri Gashi vuri në dukje kriteret që kanë plotësuar institucionet e sigurisë dhe kërkoi nga ambasadori gjerman për përkrahjen dhe mbështetjen diplomatike të qeverisë gjermane për Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Ndërsa ambasadori gjerman i uroi ministrit Gashi për detyrën e re si ministër i Punëve të Brendshme dhe premtoi se shteti gjerman do të vazhdojë të jetë përkrahës në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.

Bashkëpunimi gjithnjë e më i ngushtë për afrimin e Kosovës me standardet e BE-së në të gjitha sferat e sigurisë publike, veçanërisht sa i përket luftimit tejkufitar të të gjitha formave të kriminalitetit, sipas ambasadorit Heldt, është në interes të dyja palëve për forcimin e mëtejmë të sundimit të ligjit në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.