DYLON

Ministri Gashi priti në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë

Ministri Gashi priti në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Në këtë takim njoftues u diskutua lidhur me bashkëpunimin e mirë që kanë Ministria e Punëve të Brendshme dhe misioni i OSBE-së në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Bejtush Gashi tha se një nga prioritet e MPB-së është siguria, për çka qeveria e Kosovës ka një angazhim të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

EkoHigjiena

Ai falënderoi shefin e OSBE-së për përkrahjen e dhënë në ndërtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Ndërsa, z. Braathu i konfirmoi ministrit Gashi se përkrahja e OSBE-së do të vazhdojë edhe më tutje, duke theksuar se zhvillimi i sektorit të sigurisë publike ka një rëndësi të madhe kudo nëpër botë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.