DYLON

Ministri Gashi priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë

Ministri Gashi priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, znj. Anne Huhtamaki.

Në këtë takim, fillimisht u bisedua lidhur me çështjen e sigurisë, me ç’rast ministri Gashi e falënderoi ambasadoren Huhtamaki për përkrahjen e dhënë nga shteti i Finlandës në ndërtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për forcimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy vendeve.
Ndërsa ambasadorja Huhtamaki, theksoi se shteti i Finlandës është i gatshëm të ofrojë përkrahje të mëtejme për Ministrinë e Punëve të Brendshme në luftimin e krimit dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.