Ministri Gashi po merr pjesë në konferencën: “Security Document World 2018” në Londër

Ministri Gashi po merr pjesë në konferencën: “Security Document World 2018” në Londër

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe Dr. Hermann Sterzinger, ekspert nga kompania Gjermane ,,Veridos’’, prezantuan patentë shoferin mobil, në konferencën botërore: “Security Document World 2018” në Londër.

Nga data 25 deri më 27 qershor, është duke u mbajtur konferenca botërore: “Për sigurinë e të dhënave të sigurta të identitetit të qytetarëve, si dhe zgjidhjet e identitetit, për e-pasaporta, eID kartë, vizat e identitetit, si dhe të kontrollit kufitar përmes sistemit të eID-ve”.

Ministri i MPB-së, z. Bejtush Gashi, paraqiti projektin e patëtë shoferëve mobil, të implementuar në Republikën e Kosovës, për identifikimin e qytetarëve përmes telefonave të mençur.

Në këtë konferencë ministri theksoi se Republika e Kosovës ka filluar me një projekt madhor, për një dokument të identifikimit, por jo për një dokument fizik, por për një zgjidhje mobile, që zëvendëson patentë shoferin fizik. Prandaj nga data 23 shkurt 2018 Republika e Kosovës për herë të parë në botë ka filluar lëshimin e patentë shoferëve mobil.

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me kompaninë “Veridos” nga Gjermania, kanë ofruar një zgjidhje komplementare digjitale, për tu bashkuar me programin e patentë shoferit fizik.

Ky dokument ofron:
•Integritet i fuqishëm dhe sigurinë e të dhënave në çdo kohë;
•Një ndërlidhje e të dhënave të qytetarit, si dhe lehtë për t’u përdorur;
•Besueshmëri e përkryer për dëshmi – dhe jo falsifikim të identitetit.
• Ajo që ishte një ide vitin e kaluar, në Republikën e Kosovës, u bë realitet në fillim të këtij
viti me RKSmobileID.

Ministri Gashi dhe Drejtori i Përgjithshëm i ARC-së, z. Bekim Hoxha, vunë në pah se Republika e Kosovës prezanton patentë shoferin mobil të parë në botë, që është duke u zbatuar si një zgjidhje e kompletuar dhe jo si një pilot program.

Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë patentë shoferin e vlefshëm mund të shkarkojnë aplikacionin RKSmobileID dhe ta përdorin atë.

KOMENTE