DYLON

Ministri Gashi pas Gjilanit vizitoi edhe pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë

Ministri Gashi pas Gjilanit vizitoi edhe pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, z. Rashit Qalaj ka qëndruar për një vizitë në komunën e Gjilanit.

LEXO: Haziri merr konfirmimin e ministrit Gashi për lehtësimin për marrjen e shtetësive për qytetarët e Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes

Pas këtij takimi ministri Gashi së bashku me z. Qalaj kanë vizituar Pikë-Kalimin Kufitar Dheu i Bardhë për të parë nga afër sfidat që përballen zyrtarët policor në përmbushjen e detyrave të tyre.

EkoHigjiena

Ministri Gashi vlerësoi mobilizimin e Policisë së Kosovës, në këtë kohë kur ka shtim të fluksit të udhëtarëve që kalojnë në këtë pikë-kalim kufitar gjatë sezonit veror. Gashi po ashtu potencoi edhe një herë së kolonat në këtë pikë kalimi vijnë si rezultat i palës serbe e cila nuk po i respekton marrëveshjet e Brukselit, ndërsa pala kosovare po punon me kapacitete të shtuara.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.