DYLON

Ministri Gashi nderohet me mirënjohje nga mësuesit e Angelholmit

Ministri Gashi nderohet me mirënjohje nga mësuesit e Angelholmit
Avatar photo Redaksia

Sot ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, njëherësh zëvendëskryeministër, priti grupin e mësuesve të shkollës shqipe nga Suedia – Xhevat Isufi, Hava Limani dhe Fixhrie Syla.

Në këtë takim, i cili përkonte me jubileun e 15-të të organizimit të ekskursioneve të diasporës në atdhe, MDIS-i, përkatësisht ministri i Diasporës, z.Dardan Gashi, u nderua me mirënjohje në emër të institucioneve arsimore, mësuesve, nxënësve dhe prindërve të komunës së Angelholmit në Suedi. Të theksojmë se kjo mirënjohje u jepet institucioneve të vendit që ndihmojnë dhe bashkëveprojnë me diasporën.

Mësuesit e falënderuan MDIS-in dhe zv.kryeministrin Gashi për ndihmën e dhënë në shpërndarjen e librave për bibliotekat e vendeve ku mësohet shqip, si dhe për përkrahjen e mbështetjen financiare të aktiviteteve të përbashkëta për diasporën.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, ministri Gashi, duke falënderuar mësuesit për mirënjohjen, tha se MDIS-i gjithmonë do të jetë përkrah tyre. Ai i informoi ata për Ligjin e ri të diasporës, i cili së shpejti pritet të aprovohet.

Sipas ministrit Gashi, pas aprovimit të këtij ligji, do të institucionalizohet mësimi shqip në diasporë dhe do të zgjidhen shumë çështje që kanë të bëjnë me diasporën. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.