Ministri Gashani bashkë me kryetarin Hyseni ka parë nga afër punimet që po zhvillohen në palestër dhe stadium
Ministri Gashani viziton Komunën e Gjilanit, bashkë me kryetarin Hyseni ka parë nga afër punimet që po zhvillohen në palestrën sportive dhe në stadiumin e qytetit
Ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka qëndruar sot për vizitë në Gjilan, ku së bashku me Kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, kanë parë nga afër punimet që po zhvillohen në palestrën sportive dhe në stadiumin e qytetit.
Gjatë kësaj vizite, ministri Gashani u njoftua me ecurinë e punimeve dhe rëndësinë që këto projekte kanë për zhvillimin e sportit dhe krijimin e kushteve më të mira për sportistët dhe të rinjtë e kësaj komune.
Me këtë rast, ministri Gashani theksoi se Ministria e Sportit dhe Rinisë do të vazhdojë të punojë ngushtë me komunat në përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend, me qëllim të krijimit të hapësirave më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe mbështetjen e sportistëve.
Nga ana e tij, kreu i Komunës së Gjilanit, alban Hyseni tha se bashkë me ministrin vizituan projektet e mëdha për sportin që po bëhen realitet në komunë.
“U ndalëm te Stadiumi i Qytetit ku punët tashmë po vazhdojnë të kryhen me intensitet të lartë dhe pastaj edhe te Palestra e Sporteve, ku gjithashtu kanë avancuar dukshëm punimet që po shkojnë veçse drejt fazës së fundit”, tga Hyseni.
Sipas tij, këto projekte milionëshe po bëhen realitet falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm dhe mbështetjes së Qeverisë Kurti. Me to, Gjilani do të ketë infrastrukturë të kompletuar për sportistët tanë që na bëjnë vazhdimisht krenarë. /2LONLINE/
