DYLON

Ministri i FSK-sëpriti ambasadorin e Bullgarisë

Ministri i FSK-sëpriti ambasadorin e Bullgarisë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti në takim pune ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës, Nedialtcho Dimitrov Dantchev me bashkëpunëtorë.

Me këtë rast, ministri Berisha i dëshiroi mirëseardhje ambasadorit z. Dantchev dhe e falënderoi për bashkëpunimin dhe ndihmat që Bullgaria ka dhënë për Kosovën.

Ministri Berisha dhe ambasadori Dantchev biseduan edhe për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësinë e zhvillimit, avancimit dhe intensifikimit të këtyre marrëdhënieve në fushën e sigurisë dhe në fushat tjera me interes për të dyja vendet.

EkoHigjiena

Ministri Berisha, gjithashtu e njoftoi ambasadorin e Bullgarisë, z. Dantchev me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, të arriturat dhe profesionalizimin e FSK-së, si dhe planet për të ardhmen, me theks të veçantë transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

Në kuadër të zhvillimit të FSK-së, ministri Berisha foli edhe për përfshirjen e komuniteteve jo shumicë në FSK, integrimin e tyre, përfaqësimin gjinor, bashkëpunimin e përgjithshëm me vendet anëtare të NATO-s, e në këtë kudër bashkëpunimin me NALT-in (Ekipin Këshillues Ndërlidhës të NATO-s në FSK) dhe vendet tjera, si dhe interesimin dhe gatishmërinë e Ministrisë dhe FSK-së për zgjerimin e këtij bashkëpunimi edhe me shtetet tjera.

Ministri Berisha shprehu gatishmërinë për fuqizimin e këtij bashkëpunimi edhe përmes nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit në mes MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë.

Nga ana e tij, ambasadori i Bullgarisë, z. Dantchev falënderoi ministrinë Berisha për pritjen dhe njëherësh i uroi edhe detyrën e re. Ai shprehu gatishmërinë e tij, për intensifikimin, avancimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy ministrive dhe dy shteteve: Kosovës dhe Bullgarisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.