DYLON

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha priti një delegacion të deputetëve nga radhët e komuniteteve

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha priti një delegacion të deputetëve nga radhët e komuniteteve
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), ministri Rrustem Berisha priti sot në vizitë një delegacion nga radhët e komuniteteve, të prirë nga Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës, Bashkim Krasniqi zëvendësministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Isa Osmani këshilltar i Kryeministrit dhe Arlind Zogaj pjesëtar i FSK-së.

Ministri Berisha ka falënderuar delegacionin për vizitën e parë të realizuar në Ministrinë e FSK-së dhe njëherësh i njoftoi ata për të arriturat e përgjithshme të FSK-së, aktivitetet e tanishme si dhe planet për zhvillimin e FSK-së dhe transformimin e saj në Forca të Armatosura të Kosovës.

Ministri Berisha, mysafirët i njoftoi edhe për misionin duke u shpreh se FSK-ja është një forcë profesionale dhe shumetnike që i përket gjithë popullit të Kosovës dhe është në shërbim të gjithë qytetarëve pa dallime etnie. Ai i njoftoi edhe me përfaqësimin e FSK-së, duke vënë theksin te pjesëtarët e komuniteteve egjiptian dhe ashkalinj, të cilët me përgjegjësi të madhe i kryejnë detyrat e përgjithshme dhe janë shembull i bashkëpunimit dhe mirësjelljes në radhët e FSK-së.

EkoHigjiena

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Veton Berisha, në emër të delegacionit që përfaqësonte e ka falënderuar ministrin Berisha për pritjen si dhe e ka përgëzuar për punën dhe të arriturat e përgjithshme, duke u shprehur se është pro formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Gjatë takimit u bisedua edhe për mundësinë e përfshirjes së pjesëtarëve të komunitetit egjiptian dhe atij ashkali në radhët e FSK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.