DYLON

Ministri i FSK-së priti komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës

Ministri i FSK-së priti komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës
Avatar photo Redaksia

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha ka pritur sot në takim zyrtar komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës (SHBA), gjeneral majorin Timothy Orr me bashkëpunëtorë. Gjenerali Orr ka ardhur për të marrë pjesë në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ministri Berisha ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gardën Kombëtare të Ajovës dhe gjeneralin Orr, për përkrahjen dhe ndihmat materiale dhe profesionale që po japin për FSK-në. Vetëm gjatë vitit të kaluar, tha ministri kemi pasur 110 aktivitete bilaterale të përbashkëta me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ministri Berisha duke iu drejtuar gjeneralit Orr, tha se “është kënaqësi e veçantë, për ne, që të kemi në 10- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, sepse ky përvjetor është edhe i Juaji. Ju jeni në shtëpinë tuaj të dytë”.

Ministri Berisha gjithashtu e njoftoi gjeneralin Orr, me arritjet e fundit të Ministrisë dhe FSK-së, duke theksuar sidomos ushtrimet, trajnimet, shkollimin, sukseset e pjesëtarëve të FSK-së, në akademitë më prestigjioze si në SHBA, Britani të Madhe, Turqi, Gjermani, Shqipëri, Maqedoni, Kroaci etj. E njoftoi gjithashtu edhe për integrimin e komuniteteve, ngritjen e infrastrukturës, transformimin e FSK-së, bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtar, bashkëpunimin me NATO-n. Ministri Berisha e njoftoi gjeneralin Orr edhe për ushtrimin fushor “Shqiponja 6” në të cilin do të marrin pjesë edhe shumë shtete nga rajoni dhe ato të NATO-s.

EkoHigjiena

Ndërsa nga ana e tij, komandanti i Gardës së Ajovës gjenerali Orr, ministrit Berisha, komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës, dhe gjithë oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të FSK-së, ju uroi 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ai gjithashtu e ka përgëzuar ministrin për sukseset si dhe ka premtuar vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përgjithshëm për FSK-në.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.