DYLON

Ministri Ejup Maqedonci priti në takim lamtumirës këshilltarin, Joe Duncan

Ministri Ejup Maqedonci priti në takim lamtumirës këshilltarin, Joe Duncan
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim lamtumirës këshilltarin për Planifikim, Programim, Buxhetim dhe Ekzekutim (PPBE), në kuadër të Programit Global të Reformës së Mbrojtjes të ShBA-ve, Joe Duncan.

Me rastin e përfundimit të misionit, ministri Maqedonci e falënderoi këshilltarin amerikan për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes të vendit dhe e dekoroi me medaljen për shërbim të shquar.

EkoHigjiena

Përgjatë misionit të tij, në cilësinë e këshilltarit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, z. Duncan është spikatur veçanërisht për angazhimin e tij në hartimin e rregullores për planifikim, programim, buxhetim dhe ekzekutim, dokument që rregullon procesin e brendshëm të MM/FSK për përdorimin dhe shpërndarjen në mënyrë efektive dhe efikase të burimeve për të ofruar aftësi dhe për të zbatuar veprimet e nevojshme për të përmbushur misionin kushtetues dhe ligjor të Ministrisë.

Me këtë rast, ministri Maqedonci shprehu falënderimin dhe mirënjohjen stafit ushtarak pranë Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, për mbështetjen e vazhdueshme me këshilltarë dhe trajnime për stafin civil e ushtarak, me qëllim ngritjen profesionale të personelit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.