DYLON

Ministri Ejup Maqedonci priti në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili.

Ministri Ejup Maqedonci priti në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili.
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili.

Gjatë takimit, ambasadori Angili përcolli urimet më të sinqerta për rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa diskutimet u përqendruan në thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e koordinimit të ngushtë në situatën aktuale gjeopolitike.

EkoHigjiena

Të dyja palët rikonfirmuan angazhimin për të punuar së bashku në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit.

Një zhvillim i rëndësishëm në këtë drejtim është ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve “Made in Kosova”, projekt që do të realizohet përmes marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë shtetërore turke MKE. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.