DYLON

Ministri Ejup Maqedonci mirëpret këshilltarin e jashtëm të ministrit të Jashtëm të Japonisë Tosh Minohara

Ministri Ejup Maqedonci mirëpret këshilltarin e jashtëm të ministrit të Jashtëm të Japonisë Tosh Minohara
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim këshilltarin e jashtëm të ministrit të Punëve të Jashtme të Japonisë dhe profesorin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Studimeve të Sigurisë në Universitetin Kobe, prof. Tosh Minohara.

Në takim u diskutuan zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe sfidat globale të sigurisë. Palët shkëmbyen pikëpamje mbi interesat e përbashkëta dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe politikës së jashtme.

EkoHigjiena

Ministri Maqedonci theksoi lidhjen personale që ka me Japoninë dhe vlerat e përbashkëta që ndajnë të dyja shtetet – vlera demokratike, humane dhe të qëndrueshme – duke shprehur gatishmërinë për ta forcuar Kosovën si partner të besueshëm të Japonisë në Evropën Juglindore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.