DYLON

Ministri i Diasporës u takua me Lobin Euro-Atlantik Shqiptar

Diasporës
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Diasporës, z. Valon Murati, priti në një takim njoftues përfaqësuesit e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, në krye me kryetarin e këtij lobi, z. Shukri Ymeri.

Me këtë rast, ministri Murati u njoh me punën dhe organizimin e këtij lobi, i cili, sipas kryetarit Ymeri, qëllim parësor ka bashkimin e mërgatës shqiptare. Po ashtu, qëllim tjetër i Lobit Euro –Atlantik Shqiptar është ruajtja dhe avancimi i gjuhës, kulturës dhe i traditës shqiptare.

Një ndër çështjet që u diskutua ishte edhe depolitizimi i diasporës sonë, ndërkaq u kërkua që pjesëtarët e saj të bëhen qytetarë më aktivë në vendet ku jetojnë dhe veprojnë, pse jo të kontribuojnë edhe në aspektin politik.

EkoHigjiena

Në fund të takimit, ministri i Diasporës, z. Valon Murati, i ofroi bashkëpunim këtij lobi në punën e tij, konkretisht ndihmë diasporës sonë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.