DYLON

Ministri dhe komandanti i FSK-së priten në takime të ndara komandantin e operacioneve speciale të NATO-s

Ministri dhe komandanti i FSK-së priten në takime të ndara komandantin e operacioneve speciale të NATO-s
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, z. Rrustem Berisha dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën sot në Ministri, komandantin e Operacioneve Speciale të NATO-s, nën-admiralin Colin J. Kilrain.

Fillimisht, ministri Rrustem Berisha dhe komandanti i Operacioneve Speciale të NATO-s biseduan mbi situatën e sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë, si dhe u bisedua për kapacitetet institucionale të vendit në fushën e sigurisë, me theks të veçantë mbi zhvillimin, profesionalizimin, avancimin si dhe bashkëpunimet e FSK-së me shtetet anëtare dhe atyre partnere të NATO-s.

Gjithashtu, ministri Berisha e njoftoi nën-admiralin Kilrain për misionin, detyrat, kapacitetet dhe angazhimin e Forcës për integrimin e komuniteteve, në veçanti të komunitetit serb, pastaj integrimin e gjinisë femërore si dhe angazhimin në rritjen e shkallës së ndërveprueshmërisë me institucionet emergjente vendore ashtu edhe ato nga vende partnere. Më pas z. Berisha i shprehu mysafirit të lartë nga NATO-ja gatishmërinë operacionale dhe profesionale të FSK-së, që me disa kapacitete specilistike të marrë pjesë edhe në misione paqeruajtëse për të dhënë kontribut në ruajtjen e paqes kudo që ka nevojë.

EkoHigjiena

Ministri Berisha në fund të takimit me nënadmiralin Kilrain edhe një herë përsëriti orientimin euroatlantik të Kosovës dhe të FSK-së si Forcë e gatshme, e besueshme, shumetnike dhe e përfaqësuar nga të gjithë qytetarët e vendit.

Ndërsa në takimin e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama me komandantin e NATO-s për Operacione Speciale, nënadmiralin Colin J. Kilrain u bisedua për ngritjen, zhvillimin, profesionalizimin, shkollimet trajnimet, pjesëmarrjen në ushtrime të përbashkëta qoftë në rajon e më gjerë, e gjithashtu edhe mbi të arriturat në ngritjen e shkallës së ndërveprueshmërisë së FSK-së me ushtritë e rajonit, ato të shteteve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere.

Vizita e nënadmiralit Kilrain vazhdoi në Regjimentin e Mbrojtjes Civile të FSK-së për të parë nga afër kapacitet profesionale dhe pajisjet e kësaj njësie.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.