DYLON

Ministri dhe komandanti i FSK-së pritën komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës

Ministri dhe komandanti i FSK-së pritën komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës
Avatar photo Redaksia

Ministri i FSK-së  Rrustem Berisha priti sot komandantin e Gardës Kombëtare (GK) të Ajovës gjeneral majorin Timothy Orr, i cili shoqërohej nga një delegacion i gjerë civil dhe ushtarak nga Ajova dhe koloneli Jeffrey H. Fisher, atashe i Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-ve, në Prishtinë.

Ministri Berisha me këtë rast vlerësoi lartë shkallën e bashkëpunimit të gjerë dhe intensiv në kuadër të partneritetit ekzistues në mes MFSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, duke theksuar se “sukseset e arritura të FSK-së janë edhe mëritë e juaja zoti gjeneral dhe e bashkëpunimit të mirë që kemi”.

Ministri Berisha e ka theksuar faktin se FSK vazhdon të jetë institucioni më i besuar i sigurisë në vend, kjo besueshmëri tash ka trend pozitiv edhe te qytetarët serb të veriut, ka prezantuar rezultatin dhe suksesin e FSK-së në integrimin e komuniteteve pakicë, në veçanti të komunitetit serb nga veriu i Kosovës. Ai po ashtu ka folur për përfaqësimin gjinorë në FSK, duke theksuar faktin se nga marsi i këtij viti FSK për herë të parë ka një femër me gradën e gjeneralit. Ministri me këtë rast ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Ajovës në ushtrimin fushor “Shqiponja -6”, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të vlershëm si në fazën e përgatitjes së ushtrimit, po ashtu edhe tash në ekzekutimin e tij, duke theksuar shkallën e lartë të ndërveprueshmërisë me pjesëtarët e FSK-së.

EkoHigjiena

Nga ana e tij komandanti i Gradës Kombëtare gjeneral major Timothy Orr është shprehur se në Kosovë ndihet si në shtëpinë e tij të dytë, ai ka përgëzuar ministrin për rezultatet e deri tashme, sidomos ka vlerësuar lartë integrimin e komunitetit serb në FSK dhe rritjen e besueshmërisë në veri t vendit. Ai po ashtu ka falënderuar ministrin Berisha për mundësinë e pjesëmarrjes në ushtrimin fushor “Shqiponja 6”, të pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Ajovës, që përveç kontributit dhe rëndësisë së rritjes së ndjenjës së bashkëpunimit është edhe një përvojë e re për ata në koordinim me partnerët në situata emergjente.

Po ashtu komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneral major Timothy Orr pati takim të ndarë edhe me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, ku u bisedua për zhvillimet në FSK-së, përgatitjet e planeve për transformim dhe sfidat aktuale që po has ky proces. Komandanti i FSK-së e njoftoi gjeneralin Orr për rrjedhat e ushtrimit fushor “Shqiponja 6” duke theksuar se ai po zhvillohet mirë, për FSK-në është sukses që për herë të parë kemi një numër kaq të madh të shteteve pjesëmarrëse. Temë bisede ishte edhe integrimi i suksesshëm i komuniteteve në FSK, ku tash kemi një tregim suksesi edhe me integrimin e komunitetit serb nga veriu i Kosovës, fakt ky që na bënë me u ndie mirë. Ai po ashtu e ka njoftuar gjeneralin Orr edhe me rezultate e konferencë “FSK dhe Partnerët” që ishte e suksesshme dhe kishte një numër më të madhe të shteteve pjesëmarrëse.

Gjenerali Orr në fund të takimit u shpreh se ju si ministri dhe FSK, keni bërë gjërat e duhura dhe në kohën e duhur, se ky është shtegu i suksesit që duhet ndjekur nga FSK edhe në të ardhmen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.