DYLON

Ministri dhe Komandanti i FSK-së banë homazhe para arkivoleve të heronjve të kombit Ilir Konushevci dhe Hazir Mala

Ministri dhe Komandanti i  FSK-së banë homazhe para arkivoleve  të heronjve të kombit Ilir Konushevci dhe Hazir Mala
Avatar photo Redaksia

Sot ministri i FSK-së, Rrustem Berisha i shoqëruar nga zëvendësministrat; Burim Ramadani dhe Agim Çeku, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneralët e FSK-së; gjeneral major Gëzim Hazrolli, gjeneral major Zymer Halimi, gjeneral brigade Enver Cikaqi, gjeneral brigade Xhevahir Geci, gjeneral brigade Naim Haziri, gjeneral brigade Skender Zhitia, gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj si dhe oficerë të tjerë të lartë, në hollin e Kuvendit të Kosovës, bënë homazhe para arkivoleve të Heronjve të Kombit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala.

Në ditën e Forcës së Sigurisë dhe në natën e datës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, sot në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, u bë rivarrimi i heronjve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala. Ministri Rrustem Berisha, me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj, ishte edhe kryetar i Këshillit Organizativ për tërë procesin e rivarrimit.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.