DYLON

Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe dhe nderime në Prekaz

Ministri dhe komandanti i FSK-së bënë homazhe dhe nderime në Prekaz
Avatar photo Redaksia

Në nderim të së kaluarës së lavdishme të historisë sonë kombëtare, sot ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, z. Rrustem Berisha i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendësministrat: Brahim Mehmetaj dhe Agim Çeku, sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Sylaj, gjeneralë, oficerë dhe zyrtarë të lartë të MFSK-së dhe FSK-së, për nderë të 28 Nëntorit: Ditës së Flamurit Kombëtar, Ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari si dhe daljes publike të UÇK-së, vizituan Kompleksin Memorial në Prekaz.

Delegacioni i MFSK-së dhe FSK-së, mbi varrin e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, vendosen kurora me lule të freskëta, bënë homazhe dhe nderuan sakrificën e lavdishme të Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.

Delegacioni i MFSK-së dhe FSK-së vizituan edhe Familjen Jashari, ku u pritën nga Rifat Jashari dhe familjarë të tjerë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.