DYLON

Ministri Demolli zhvilloi takim me deputetët e Parlamentit Evropian

deputetët e Parlamentit Evropian
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), zotëri Haki Demolli, në Ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, zhvilloi takim me deputet e Parlamentit Evropian, z. Tonino Picula nga Kroacia, z. Angle Dizhambazki nga Bullgaria, z. Lars Adaktusson dhe z. Jasenko Selimoviq nga Suedia, z. Julie Ward nga Mbretëria e Bashkuar, z. Igor Soltes nga Sllovenia të shoqëruar edhe nga Shefja e Zyrë së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolava.

Në takimin e përbashkët të Ministrit Demolli dhe deputetëve të Parlamentit Evropian u bisedua për aspektet e sigurisë në vend, dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, si dhe për përfshirjen e komuniteteve pakicë në FSK-së dhe barazinë gjinore brenda institucionet tonë.

Ministri Demolli i informoi deputetët e Parlamentit Evropian mbi përgatitjet, diskutimet dhe planet e Ministrisë për FSK për transformimin e FSK-së në FAK duke theksuar se ,,Plani ynë rreth transformimit është plotësisht transparent dhe i koordinuar mirë me partnerët tanë strategjik’’.

EkoHigjiena

Gjithashtu, ministri Haki Demolli i njoftoj euro deputetët edhe mbi të arriturat dhe sukseset në integrimin e komuniteteve në FSK e gjithashtu edhe për vëmendjen që i kushtohet barazisë gjinore në MFSK dhe FSK. Më tej, Ministri Demolli lidhur më këtë tha se është në fazën finale përgatitja e strategjisë për përfaqësimin e komuniteteve dhe sistemimin e ngritjen ne karrierë të pjesëtarëve të komuniteteve që tashmë janë pjesë e FSK.

Në takim, përveç ministrit Haki Demolli morën pjesë edhe zëvendësministri i MFSK-së, z. Muhamet Latifi, ambasadori i Kosovës në Belgjikë, z. Bernard Nikaj dhe shefi i kabinetit të Ministrit, z. Latif Leka.
Në fund, deputet falënderuan ministrin e FSK-së Haki Demollin për takimin produktiv dhe shprehen falënderimin e tyre ndaj ministrit dhe institucionit

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.