DYLON

Ministri Demolli priti një delegacion të Unionit të Shqiptarëve të Kroacisë

Avatar photo Redaksia

Ministri i MFSK-së, Haki Demolli priti sot një delegacion të shqiptarëve nga Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, në përbërje: Esad Çollaku kryetar i këtij Unioni, Znj. Ermira Lekaj-Përlaskaj, Tom Kaçinari, kryetar i Veteranëve të Kroacisë, Gëzim Rexhepi zv. ministër i Shëndetësisë në Qytetin e Zagrebit dhe Adrian Kozniku futbollist.

Ministri Demolli me këtë rast e ka falënderuar delegacionin e shqiptarëve nga Kroacia për kontributin e tyre në bashkëpunimin e mirë që kanë me Republikën e Kroacisë. Më pastaj ministri Demolli delegacionin e shqiptarëve nga Kroacia e njoftoi me zhvillimet dhe të arriturat e përgjithshme të FSK-së, me theks të veçantë foli për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka me FSK-ja me Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë dhe Ushtrinë e Kroacisë, në të gjitha fushat që janë me interes për FSK-në.

EkoHigjiena

Gjatë takimit të sotëm u bisedua edhe për sjelljen e eshtrave të ushtarëve shqiptarë të vrarë në luftën e Kroacisë. Në fund, delegacioni nga Kroacia falënderoi ministrin Demolli për pritjen si dhe premtuan angazhimin e Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë për FSK-në.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.